Inspektorati Shtetëror i ndërtimtarisë ka filluar kontrollet në bregun e liqenit të Ohrit

Maqedonia

Inspektorati Shtetëror i ndërtimtarisë ka filluar kontrollet në bregun e liqenit të Ohrit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 14:46
Djegja e kallamit

Inspektorati shtetëror i ndërtimtarisë nga sot ka filluar me kontrolle në të gjithë bregun e liqenit me qëllim që të vërtetojë se ka apo jo aktivitete ilegale në këtë shtrirje të Liqenit të Ohrit. Fillimisht do të kontrollohet tereni në pjesën nga fshati Kalishtë ku periudhën e kaluar ka pasur djegie intensive të kallamit përgjatë bregut të liqenit.

Siç kanë deklaruar nga Inspektorati për Alsat, kontrollet janë në bazë të denoncimit e cila deri te ato ka arritur nga organizatat qytetare kundër ndërtimeve të paligjshme dhe djegies së kallamit.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski ka vërtetuar se Inspektorati është në teren por gjithashtu mbrojnë qëndrimin se ingerencat duhet ti kalojnë shtetit edhe pse kryetari i Komunës së Strugës ka shprehur pakënaqësi për këtë disa ditë më parë.

“Pritjet e mia janë se kjo shumë shpejt do të ndodhë. Informatat e mia nga Inspektorati shtetëror i ndërtimtarisë është se sot ka filluar kontrolli i plazhit por të shohim si do të zhvillohet ditëve në vijim dhe se a ekzistojnë parregullsi apo jo”, ka thënë Sugarevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat