Xhaferi në Mal të Zi, merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve

Maqedonia

Xhaferi në Mal të Zi, merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:03
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Konferencën e 16-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike – Joniane e cila sot dhe nesër do të mbahet në Budvë, Mali i Zi.

Në kuadër të Konferencës, siç informon pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi do të mbajë fjalim në temën “Trupat parlamentare si resurs i rëndësishëm për përforcimin e bashkëpunimit në fushat me prioritet për shtetet anëtare të Nismës Adriatike- Joniane”. Është parashikuar edhe realizimi i takimeve bilateral me kolegët nga rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat