Stoilkovski: Edhe pas katër muajve nuk ka asgjë të re nga hetimet për përgjimet në prokurori

Maqedonia

Stoilkovski: Edhe pas katër muajve nuk ka asgjë të re nga hetimet për përgjimet në prokurori

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:05
Naum Stoilkovski

Nga partia VMRO-DPMNE akuzojnë pushtetin se edhe pas katër muajve për përgjimet në prokurori nuk ka asgjë nga hetimet e bëra.

“Katër muaj kaluan, ndërsa nuk ka përgjegjësi as përgjigje, kush dhe pse ka përgjuar Prokurorinë Publike.

Katër muaj dhe asgjë nga hetimet e ndërmarra se për ç’ka janë përgjuar 70 prokurorët publik, dhe se ku kanë përfunduar bisedat e tyre” thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se si rikujtim, në Prokurori, vetë Ljubomir Joveski rreth 30 nëntorit, ka publikuar se janë përgjuar të gjitha hyrjet dhe daljet e bisedave telefonike në Prokurorinë Publike që nga 30 shtatori i vitit 2016.

Nga atje shtojnë se katër muaj kaluar që kur qeveria deklaroi se zgjidhje të shpejtë të rastit, por deri më tani nuk ka asgjë nga ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat