Nga 1 maji, rregulla të reja për mishin e bluar në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Nga 1 maji, rregulla të reja për mishin e bluar në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:31
Mish i bluar

Konsumatorët do të dinë sa ujë, sa proteina dhe sa aditivë ka në mishin e bluar të paketuar, qebapët gjysmë të përgatitura dhe qoftet që shiten nëpër mishtore.

Sipas Rregullores së re që hyn në fuqi nga 1 maji i këtij viti, në deklaratat e produkteve, krahas proteinave, patjetër duhet të qëndrojë edhe përmbajtja e kolagjenit në proteinat e mishit dhe se a janë përgatitur nga mishi i freskët apo i ngrirë.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) thonë se nëse këto mishtore dhe industri të mishit prej 1 majit nuk i kanë këto informacione në deklaratat e tyre, sipas Ligjit do të gjobiten prej 500 deri 1500 euro, varësisht nga madhësia e kompanisë.

Nga fillimi i vitit deri tani nuk është dorëzuar asnjë ankesë në AUV për cilësinë e mishit.

AUV ka paralajmëruar kontrolle inspektoriale të përforcuara, përmes së cilave do të konfirmohet nëse respektohen standardet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat