Cerar: Do të jetë shumë keq nëse BE nuk i njeh përpjekjet e Maqedonisë

Maqedonia

Cerar: Do të jetë shumë keq nëse BE nuk i njeh përpjekjet e Maqedonisë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:48
Miro Cerar

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miro Cerar sot pasdite deklaroi se Sllovenia fuqishëm e mbështet fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut në qershor të këtij viti dhe se do të ishte shumë keq nëse BE nuk i njeh përpjekjet që i ka bërë vendi, njofton Portalb.mk.

Cerar sot në mëngjes ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në të cilin takim morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ku i kanë transmetuar përpjekjet e vendit. Ministri slloven e ka theksuar rëndësinë e arritjes dhe zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, por edhe të Marrëveshjes me Bullgarinë, por edhe përpjekjet reformuese.

“Do të ishte shumë keq për Evropën nëse nuk i njeh përpjekjet, atë gatishmëri për kompromis, atë përkushtim drejt reformave që e ka treguar Maqedonia e Veriut, ndërkaq më shumë do ta pësojë ideja evropiane për integrim dhe do të ishte dëshpërim i madh për banorët e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Cerar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat