Apel deri te qytetarët që të mos ndezin zjarr në ambient të hapur

Maqedonia

Apel deri te qytetarët që të mos ndezin zjarr në ambient të hapur

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:03
Foto Ilustrim

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për shkak të zjarreve të shpeshtuara në fusha dhe pyje, deri te qytetarët apelon që të mos ndezin zjarr në ambient të hapur dhe të mos hedhin cigare të djegura në tokë.

“Apeli ka të bëjë posaçërisht me bujqit që në mënyrë intensive përgatiten për mbjelljen pranverore dhe i pastrojnë dhe i djegin mbeturinat në toka. Apeli ka të bëjë edhe me ata që lëvizin dhe punojnë në pyje, që dalin në piknik, por edhe për të gjithë qytetarët, për shkak se mjafton një xixë e vogël për t’u djegur bari i thatë”, thonë në DMSH.

Prej atje rekomandojnë nëse qytetarët vërejnë zjarr në ambient të hapur, ta lajmërojnë në institucionet kompetente.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, thuhet në kumtesë, situatën e zjarreve në shtet e ndjek dhe reagon në mënyrë adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat