Pushteti dhe opozita vendosin për fatin e PSP-së

Maqedonia

Pushteti dhe opozita vendosin për fatin e PSP-së

Më: 18 mars 2019 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Fillojnë takimet e grupeve të punës për harmonizimin e ligjeve të nevojshme për datën e bisedimeve me BE-në. Në Ministrinë e Drejtësisë janë takuar grupi punues i VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga avokati Toni Menkinovski me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe përfaqësuesit e BDI-së. Në agjendë është tejkalimi i dallimeve për propozim-ligjin për Prokurorinë Publike. Kryeministri Zoran Zaev hedh poshtë pretendimet se në grupet e punës do të bisedohet për amnistimin e kriminalitetit.

Nuk ka asnjë pazar në këtë drejtim dhe nuk askush nuk ka nevojë të manipulojë me ligje të tilla. Për mendimin tim grupet po punojnë për përpilimin e një ligji me qëllim instalimin e një sistemi funksional të drejtësisë i cili ka për qëllim forcimin e Prokurorisë Publike në Maqedoninë e Veriut në kuadër të së cilës kemi për qëllim ta vendosim PSP-në me kapacitete të shtuara në pjesën e prokurorit, prokurorëve, hetuesve dhe gjithkujt tjetër që ka për detyrë t’i shërbej qytetarëve- deklaroi Zoran Zaev.

Deskoska nuk është e sigurt nëse propozimet do të miratohen në Kuvend para zgjedhjeve presidenciale.

Të gjithë në takim duhet të jenë të vetëdijshëm se nën standardet të cilat do të nënkuptojnë Prokurori Publike dhe Speciale objektive dhe me kapacitet si organ afatgjat, nuk mund të arrijmë marrëveshje sepse miratimi i Ligjit sa për ta pasur nuk është një veprim që duhet të arsyetohet dhe nuk është e nevojshme. Për këtë arsye apeli im deri te të gjithë pjesëmarrësit e takimit është se duhet të punojmë patjetër në miratimin e një ligjit cilësor dhe sipas standardeve dhe jo të miratohet Ligj që shkelësit e mëparshëm të Ligjit t’i ikin përgjegjësisë- pohoi Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

Për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Prokurorinë Publike, opozita si fillim kërkon kryeprokuror me propozim të saj dhe hapjen e rasteve për të cilat dyshon se janë të montuara politikisht. Në lidhje me përfshirjen e PSP-së në kuadër të organit të përgjithshëm të akuzës, partia e Hristijan Mickoskit kërkon që Specialja të jetë pjesë e Prokurorisë Publike por pa Katica Janevën dhe një pjesë të prokurorëve nga ekipi saj.

VMRO DPMNE-ja do të japë vërejtje konstruktive dhe ky është fillim i gjithë procesit. Vërejtjet e VMRO-së janë vërejtjet e sektorit civil. Bëhet fjalë për një proces të Prokurorisë Publike, ndërsa Prokuroria Speciale është vetëm një pjesë e gjithë këtij procesi. Shpresojmë të gjejmë gjuhë të përbashkët për te arritur marrëveshje- tha Toni Menkinovski, përfaqësues i VMRO-DPMNE-SË.

Grup pune do të formohet edhe për ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare për të cilin në Kuvend u mbaj debat publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat