Deskoska: Sot nuk arritëm marrëveshje për PSP-në, takimet do të vazhdojnë - Bota Sot
Deskoska: Sot nuk arritëm marrëveshje për PSP-në, takimet do të vazhdojnë

Maqedonia

Deskoska: Sot nuk arritëm marrëveshje për PSP-në, takimet do të vazhdojnë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:43
Renata Deskoska

Sot në Ministrinë e Drejtësisë ka përfunduar takimi i parë në të cilin pushteti dhe opozita diskutojnë rrth propozim-ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilin zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale, që është një prej kushteve për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Pas takimit të grupeve të punës mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në konferencë për shtyp tha se sot nuk kanë arritur marrëveshje dhe sqaroi se dallimi kryesor është tek puna e PSP-së.

“Kemi biseduar për çdo nen veç e veç. Dallimet kryesore janë për punën e PSP-së. Ata propozuan që PSP të jetë pjesë e Prkurorisë për Krim të Organizuar. Propozim që nuk mund të pranohet nga ne”.

“Dallim tjetër është fati i hetimeve të PSP-së, procedurat parahetimore dhe aktakuzat që janë ngritur pas afatit 18 mujor të Prokurorisë. Në takim e sotëm nuk arritëm të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto çështje, i kemi dhënë argumentet tona. Kemi kërkuar që të shqyrtojnë ato dhe nëse ka disponim të ulemi dhe të bisedojmë sërish. Marrëveshja është që deri të enjten të japin përgjigje në formë amendamentesh për propozimet tona, ndërsa të premten të ulemi do të bisedojmë sërish”, tha mes tjerash Deskoska.

Ndryshe, këto takime pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Afati deri te i cili duhet të ketë ndonjë zgjidhje dhe ky ligj të sillet në Kuvend është deri në fund të muajit mars kur fillon fushata për zgjedhje presidenciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...