Gjashtë persona të lënduar në 12 aksidentet dje në Shkup

Maqedonia

Gjashtë persona të lënduar në 12 aksidentet dje në Shkup

Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:11
Foto Ilustrim

Një motoçiklist ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pesë persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore në pesë nga 12 gjithsej aksidentet në komunikacion që ndodhën natën e kaluar në rrethinën e Shkupit. Në gjashtë aksidentet janë regjistruar dëme materiale.

Sipas të dhënave nga SPB Shkup, policia ka regjistruar 39 vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, 17 para se të pajisen me patentë shoferi dhe gjashtë fillestar.

Nga komunikacioni janë ç’kyçur pesë automjete të cilat nuk kanë qenë teknikisht në rregull dhe 14 automjete të paregjistruara.

Policia ka dënuar 90 shoferë për shkak të parkimit të automjeteve në mënyrë jo të regullt, ndërs me ndihmën e “merimangës” janë larguar 66 vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat