Mickoski: Arrestimi i liderit të partisë opozitare është presion politik para zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Mickoski: Arrestimi i liderit të partisë opozitare është presion politik para zgjedhjeve presidenciale

Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:15
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguan ndaj arrestit të ish-kryetarit të Komunës së Karposhit dhe liderit të partisë së OQM-së, Stevço Jakimovski dhe tetë personave tjerë.

“Arrestimi i lideri të partisë opozitare një muaj para zgjedhjeve presidenciale nuk është gjë tjetër veç se një presion i ashpër politik dhe ndjellje të frikës dhe panikës nga Zaevizmi i cili po humb”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook. Ai shkruan se deri më tani nuk ka pasur asnjë aksion kundër krimit për cilindo person nga pushteti, ndërsa përsëri ngelim vendi më robëruar nga korrupsioni në Evropë.

“Shihet qartë fushata e Zaevizmit për arrestime, por në të njëjtën kohë kjo tregon se Zaevizmi në mënyrë dramatike po humbën tek populli”, shkruan Mickoski. Sot në orët e mëngjesit me urdhër të prokurorisë policia ka arrestuar Stevço Jakimovski dhe tetë persona tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat