Shkup, kërkohet paraburgim për Jakimovskin, ja për çfarë dyshohet

Maqedonia

Shkup, kërkohet paraburgim për Jakimovskin, ja për çfarë dyshohet

Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:40
Stevço Jakimovski

Privatizimi dhe shitja e tokës te ish-restoranti “Imes” në Komunën e Karposhit është lëndë e hetimit për shkak të së cilit u arrestua ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, shkruan portali maqedonas Irl.mk.

“Për të dhe për dy të punësuar në komunë kërkohet paraburgim, ndërsa për gjashtë investitorë janë ftuar në bisedë”, konfirmoi për IRL- Maqedoni prokurorja Villma Ruskoska.

Ky nuk është arrestimi i parë për Jakimovskin. Verën e kaluar në gusht ai u arrestua pas së cilit i janë përcaktuar masat për përkujdesje.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat