Shaqiri: Do të jemë i pranishëm në protesën e së premtes në mbështetje të AbdulFeta Alimit

Maqedonia

Shaqiri: Do të jemë i pranishëm në protesën e së premtes në mbështetje të AbdulFeta Alimit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:08
Ish deputeti, Hysni Shaqiri

Deputeti i UÇK-së dhe ish nënkryetari i kuvendit Hysni Shaqiri, mbështet protestën e së premtes në mbështetje të Abdulfeta Alimit, i cili u dënua me 7 vite heqje lirie për incidentet e 27 prillit në kuvend.

Është e pa pranueshme të dënohet një pjestar i sigurimit të kuvendit, i cili dihet botërisht se shpëtoi jetën e një depiuteti. Në botën demokratike ai do të duhej të ishte shpërblyer dhe avancuar në vendin e punës, ndërsa gjykata e politizuar në RMV të njejtin e dënon me 7 vite burg.

Vendimet e gjyqësore të politizuar detyrojnë qytetarët të ngrenë zërin me protesta për të kërkuar drejtësi, prandja edhe un si Hysni Shaqiri do të jemë pjesë e protestës së paralajmëruar të mbahet të premten në ora 14.00 në Sheshin Skenderbeu në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat