Boshkoviq: Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dëshmi se ekzistojnë njerëz të guximshëm - Bota Sot
Boshkoviq: Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dëshmi se ekzistojnë njerëz të guximshëm

Maqedonia

Boshkoviq: Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dëshmi se ekzistojnë njerëz të guximshëm

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:37
Predrag Boshkoviq

“Në rajon ka njerëz të guximshëm, ndërsa shembull për këtë është arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilën është vendosur diçka, për të cilën deri para dy viteve mendoheshe se është problem i pazgjidhur”.

Këtë e deklaroi mbrëmë ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, i cili shtoi se megjithatë, në Ballkanin Perëndimor ende ka probleme të hapura.

Në Vjenë në “Në biznes-qarkun e Evropës juglindore” Boshkoviq e theksoi çështjen e Kosovës, duke shtuar se retorika rreth kësaj çështje i ngjan asaj të viteve 1990. Por edhe krahas kësaj përjashtoi mundësi nga përsëritja e ngjarjeve që kanë ndodhur atëherë.

Megjithatë sipas tij, jostabiliteti i Kosovës mund të shkaktojë jostabilitet në Mal të Zi, Serbi, BeH dhe vende tjera të rajonit, sepse të gjithë janë të ndërlidhur, ndërsa mund të ndikojë negativisht edhe në stabilitetin e Evropës.

Sipas tij, sfidë është edhe BeH-ja, të cilën e cilëson si shtet jofunksional.

Boshkoviq thotë se problemi më i madh i Ballkanin është se të gjithë gjithmonë shikojnë në diferencat, në vend të interesit të përbashkë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...