Alexis Tsipras më 2 prill do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Alexis Tsipras më 2 prill do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut

Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:32
Kryeministri grek Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras më 2 prill do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, e cila do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri grek në Shkup.

Siç informojnë mediumet greke, Tsipras do ta udhëheq delegacionin e përbërë nga disa anëtarë të kabinetit të tij dhe përfaqësues së bashkësisë së afaristëve në Greqi.

Qëllimi i vizitës do të jetë konfirmimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi ekonomik në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat