Banori i Haraçinës e shkel me veturë një zyrtar policor

Maqedonia

Banori i Haraçinës e shkel me veturë një zyrtar policor

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:29
Foto Ilustrim

Dje në ora 16.00 në SPB Shkup në bulevardin “Krste Misirkov”, zyrtari policor është goditur nga vetura “Folksvagen golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga Sh.M.(28) nga fshati Haraçinë.

Gjatë tentimit që zyrtari policor ta legjitimoje Sh.M. për shkak të shkeljes në trafik, ai ka refuzuar dhe me veturë e ka goditur zyrtarin policor.

Sh.M. është arrestuar në Stacionin Policor dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat