MASH: Shkollat të kenë kujdes në përzgjedhjen e operatorëve turistikë për ekskursionet e nxënësve

Maqedonia

MASH: Shkollat të kenë kujdes në përzgjedhjen e operatorëve turistikë për ekskursionet e nxënësve

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:35
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka dorëzuar udhëzim tek të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend, që të jenë të kujdesshme gjatë përzgjedhjes së operatorëve turistik, të cilat do të realizojnë ekskursionet e nxënësve, i cili është pjesë e procesit edukativo-arsimor.

MASH njofton se udhëzimi është dorëzuar për shkak të ngjarjeve të aksidenteve të fundit të komunikacionit, të cilat kanë përfunduar me fatalitet.

Në udhëzim përveç theksit që është vendosur në respektimin e rregullave për organizimin e ekskursioneve, MASH ka theksuar edhe kriteret dhe kushtet që subjektet operative duhet t’i respektojnë.

“Kujdes i veçantë duhet të ketë edhe në përmbushjen e kushteve për transport të grupeve të fëmijëve në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacion dhe Rregulloren për kërkesa të veçanta teknike të makinave që bartin nxënës”, thonë nga MASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat