Një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski-Karposh nesër e mbyllur për komunikacion - Bota Sot
Një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski-Karposh nesër e mbyllur për komunikacion

Maqedonia

Një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski-Karposh nesër e mbyllur për komunikacion

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:42
Foto Ilustrim

Qyteti i Shkupit informon se nesër prej orës 7 tërësisht do të mbyllet për komunikacion një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski-Karposh”, në vendin prej rrugës “Ferid Bajram” deri në rrugën “Boca Ivanova” për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore për asfaltimin e rrugës.

Gjatë punimeve ndërtimore, komunikacioni në këtë pjesë të qytetit do të zhvillohet në rrjetin rrugor përreth.

Komunikacionin në këtë rrugë përderisa zgjasin aktivitetet ndërtimore do ta rregullojnë nëpunës të uniformuar të policisë ose persona tjerë të autorizuar.

“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’iu përmbahen regjimit të vendosur të komunikacionit, që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe ta rregullojnë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...