Dorëzohet në KSHZ kandidatura e Blerim Rekës

Maqedonia

Dorëzohet në KSHZ kandidatura e Blerim Rekës

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:02
Blerim Reka

Përfaqësues të shtabit zgjedhor të kandidatit për president Blerim Reka dorëzuan në KSHZ kandidaturën e Rekës për zgjedhjet presidenciale. Në afat prej 48 orësh KSHZ do të kontrollojë të gjithë dokumentacionin dhe do të konfirmojë Rekën si një nga tre kandidatët për këto zgjedhje. Shefi i shtabit zgjedhor të Blerim Rekës, Florin Asani, tha se fushata zgjedhore nuk do të ketë në fokus vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

"Koncepti i profesorit Blerim Reka, e bën atë të veçantë  nga kandidatët e tjerë. Ne preferojmë që ai vet ta prezantojë programin e tij. Do të kemi një fushatë  pak më ndryshe, do të kemi një koncept të ri”, tha Florin Asani- shef i shtabit zgjedhor të Blerim Rekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat