Familjet e të dënuarve të 27 prillit dorëzuan ankesë tek Avokati i Popullit

Maqedonia

Familjet e të dënuarve të 27 prillit dorëzuan ankesë tek Avokati i Popullit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:04
Familjet e të dënuarve të 27 prillit

Familjet e një pjesë të të arrestuarve për ngjarjet e 27 prillit të cilët javën e kaluar u dënuan me mbi 10 vite burg, dorëzuan ankesë tek Avokati i Popullit kundër vendimit të gjyqtares Dobrilla Kacarska për paraburgimin.

Familjet reagojnë se paraburgimi i u është caktuar në kundërshtim me ligjin.

“Gjyqtarja Kacarska pa bazë ju caktoi masë të re të paraburgimin një pjese të të akuzuarve që kanë dhënë garanci të mbrohen në liri, dhe ishte pranuar nga Gjykata Penale dhe vërtetuar nga Gjykata e Apelit. Avokati i Popullit tha se do ta shqyrtojë ankesën dhe do të reagojë nëse vërtetohen shkelje të të drejtave të njeriut”, thonë familjarët.

Edhe avokatët e të dënuarve thanë se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me Ligjin e procedurës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat