Siljanovska: Siç keni nisur me arrestimet, s’do të keni politikan të opozitës - Bota Sot
Siljanovska: Siç keni nisur me arrestimet, s’do të keni politikan të opozitës

Maqedonia

Siljanovska: Siç keni nisur me arrestimet, s’do të keni politikan të opozitës

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:41
Stevço Jakimovski

Kandidatja për kryetare të shtetit e mbështetur nga OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska Davkova komentoi arrestimin e ish kreut të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.

“Siç keni nisur me arrestimet, s’do të ketë politikan të opozitës”, shkroi Siljanovska Dakvkova në rrjetin social “Twitter” duke shtuar se do të kërkojnë politikan nga Tsiprasi t’u dërgojë.

Jakimovski sot u arrestua së bashku me disa persona për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Përndryshe, me herët Jakimovskit iu caktua masa e paraburgimit shtëpiak pas qëndrimit nëntë orësh në Gjykatën Penale në Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...