Kacarska: Shumë njerëz më urojnë për dënimin e shqiptuar

Maqedonia

Kacarska: Shumë njerëz më urojnë për dënimin e shqiptuar

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:50
Gjyqtarja Dobrilla Kacarska

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska në intervistën e sotme në 1TV tha se nuk ka pasur asnjë dyshim se të akuzuarit për lëndën e 27 prillit janë fajtorë për veprën që ngarkoheshin.

“Nuk është e lehtë të dënohet me burg, pa dallim se sa është e lartë. Për secilin dënim me burg udhëhiqem nga dëshmitë, gjithmonë i analizoj të gjitha dëshmitë”, tha Kacarska.

Në lidhje me lartësinë e dënimit, gjyqtarja Kacarska tha se duhet vlerësuar se dënimi më i ulët për atë vepër është 10 vite.

“Askush deri tani nuk më ka thënë se i kam burgosur patriotët, dhe lirshëm shëtisin terroristët. Shumë njerëz më urojnë për vendimin e shqiptuar”, tha Kacarska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat