Seanca të reja për rastet e PSP-së “Magyar Telekom”, “Tarifa” dhe “Toplik” - Bota Sot
Seanca të reja për rastet e PSP-së “Magyar Telekom”, “Tarifa” dhe “Toplik”

Maqedonia

Seanca të reja për rastet e PSP-së “Magyar Telekom”, “Tarifa” dhe “Toplik”

Më: 20 mars 2019 Në ora: 09:08
Gjykata Penale

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca për rastet e PSP-së “Magyar Telekom”, “Tarifa” dhe “Toplik”.

Gjykimi për rastin “Magyar Telekom” ka filluar në vitin 2011, ndërsa këtë rast më herët e ka marrë përsipër Prokuroria Speciale Publike. Për këtë rast akuzohen drejtori i Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei, Rolf Plat, Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kompetencave.

Në bankën e të akuzuarve sot do të ulet edhe drejtori i kompanisë shtetërore “Elem” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë të akuzuar për rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për të akuzuarit të cilët në mënyrë joligjore kanë blerë sistem softuerik për nevojat e kompanisë “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë prej katër milionë euro.

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet edhe seanca për rastin e PSP-së “Toplik”, ku i akuzuar është ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev Grad”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...