Tetë aksidente në Shkup, një person rëndë i lënduar - Bota Sot
Tetë aksidente në Shkup, një person rëndë i lënduar

Maqedonia

Tetë aksidente në Shkup, një person rëndë i lënduar

Më: 20 mars 2019 Në ora: 09:22
Foto Ilustrim

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona lëndime të lehta në pesë prej tetë aksidenteve që kanë ndodhur gjatë 20 orëve në rrethinën e Shkupit. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material.

Siç njoftojnë nga MPB, nga komunikacioni policia ka përjashtuar 40 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 14 para se të pajisen me të drejtën e vozitjes së automjetit dhe një fillestar. Janë dënuar edhe pesë shoferë për automjete teknikisht të parregullta, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 71 automjete.

Policia ka evidentuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë, gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, tre nuk kanë dhënë leje kalimi për këmbësorët në vijën e bardhë, dy për parakalim të parregullt, 21 për mosposedim të rripit të sigurisë gjatë vozitjes si dhe 27 për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë vozitjes së automjetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...