Duka dhe Agolli do të garojnë për kryetar të Komunës së Dibrës

Maqedonia

Duka dhe Agolli do të garojnë për kryetar të Komunës së Dibrës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:00
Zgjedhjet e parakohshme për Komunën e Dibrës

Në garën për kryetar të Komunës së Dibrës, Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e parakohshme lokale, më 21 prill, do marrë pjesë me Hekuran Duka, i njohur si eurolog, i cili aktualisht është ushtrues detyre të kryetarit të komunës.

Në zgjedhjet e fundit lokale, në vitin 2017, Duka ka qenë pjesë e listës kandidate të BDI-së dhe ishte zgjedhur për kryetar të Këshillit të komunës.

Më herët kadidaturën për kryetar të Komunës së Dibrës, e ka paraqitur Arben Agolli, nga Aleanca për Shqiptarët i mbështetur edhe nga Besa.

Zgjedhjet e parakohshme për Komunën e Dibrës organizohen për shkak se Ruzhdi Lata i cili e kishte fituar mandatin e tij të dytë për kryetar komune, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë më 24 nëntor në moshën 65 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat