Në zgjedhje, nga jashtë vendit do të mund të votojnë gjithsej 1782 qytetarë

Maqedonia

Në zgjedhje, nga jashtë vendit do të mund të votojnë gjithsej 1782 qytetarë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:47
Zgjedhjet Presidenciale 2019

Në zgjedhjet presidenciale 2019, të drejtën e tyre të votës, jashtë vendit, do të mund ta realizojnë gjithsejt 1.782 qytetarë në 32 Përfaqësi diplomatike – konsullare dhe zyra konsullare të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, dhe atë në: Abu Dabi, Beograd, Berlin, Bernë, Bon, Bruksel, Budapest, Bukuresht, Uashington, Venecie, Vjenë, Detroid, Zagreb, Stamboll, Kanberrë, Kopenhagë, Londër, Lubjanë, Melburn, Munih, Nju-Jork, Osllo, Otavë, Paris, Pragë, Prishtinë, Romë, Sarajevë, Stokholm, Toronto, Hagë dhe Çikago.

Ky është konkludimi që e solli Komisioni shtetëror zgjedhor, në mbledhjen e vet të 25-të pas prëfundimit të afatit për parashtrim të paraqitjeve për votim në Përfaqësitë diplomatike – konsullare dhe zyret konsullare të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, më datën 14 të këtij muaji.

Sipas KSHZ-së, në 15 Përfaqësi diplomatike – konsullare janë pranuar më pak se 10 qytetarë dhe atë: Ankara, Astanë, Athinë, Varshavë, Dohë, Kajro, Kiev, Madrid, Moskë, Nju-Delhi, Pekin, Podgoricë, Selanik, Sofje dhe Tiranë.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kryen kontroll publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale i cili zgjati në periudhën prej 23 shkurtit deri më 14 mars është 53.972.

Në mbledhjen e Komisionit shtetëror zgjedhor u soll Udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për parashtrim, pranim dhe konfirmim të listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave në Ohër, Novo Sellë dhe Dibër, Udhëzimi për punë të komisioneve komunale zgjedhore dhe komisionit zgjedhor të Qytetit të Shkupit, vendimi për përcaktim të shumës maksimale të mjeteve të nevojshme për marrje me qira të sipërfaqeve në pronësi private për zbatimin e votimit dhe Vendimi për publikim të përshkrimeve të vendvotimeve.

Lidhur me kërkesat e parashtruara për marrje të autorizimit për vëzhgues për Zgjedhjet presidenciale 2019, në këtë mbledhje për shqyrtim ishte vendosur Kërkesa nga OSBE-ja Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut – Misioni për vëzhgim të zgjedhjeve dhe e njejta ishte miratuar.

Në mbledhje u sollën edhe konkludimet për zbatim të akteve në vijim: Udhëzimi për votim të personave të sëmurë dhe të pamundur, Udhëzimi për votim të personave të cilët ndodhen në vuajtje të masës së arrestit shtëpiak, Udhëzimi për votim të zgjedhësve të cilët janë anëtarë të këshillave zgjedhorë të cilët e zbatojnë votimin në Përfaqësitë diplomatike – konsullare përkatësisht zyrat konsullare, Udhëzimi për konfirmim të identitetit personal të votuesit, Udhëzimi për votim të personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar, Udhëzimi për zbatimin e nenit 112 të Kodit zgjedhor për persona me nevoja të posaçme, Udhëzimi për shpërndarje të panove reklamuese dhe bilbordeve me anë të shortit, Udhëzimi për mënyrën dhe procedurën e zgjidhejs së ankesave për zbatim të zgjedhjeve presidenciale, Udhëzimi për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme dhe Rregullorja për mënyrën e veprimit të policisë gjatë zbatimit të zgjedhjeve, qëndron në kumtesën e KSHZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat