Kotevski: Askush nuk do ta likuidoj Gruevskin nëse vjen në burgun e Shutkës, i garantojmë siguri

Maqedonia

Kotevski: Askush nuk do ta likuidoj Gruevskin nëse vjen në burgun e Shutkës, i garantojmë siguri

Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:01
Gjoko Kotevski

Drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski në një intervistë për MKD.mk ka komentuar paralajmërimet e ish kryeministrit Nikolla Gruevski se poqëse do ta vuante dënimin në këtë burg ai do të likuidohej.

Kotevski thotë se nëse i arratisuri Gruevski kthehet dhe vuan dënimin në burgun e Shutkës, i garanton siguri dhe se asgjë nuk do ti ndodhë brenda këti burgu.

"Po, apsolutisht do të ishte i sigurt Nikolla Gruevski, i arratisuri nga drejtësia. Nëse vjen, dhe nëse këtu do ta vuan dënimin me burg, garantojmë se nuk do të ketë likuidim ndaj tij. Dhe nga kush do të likuidohej? Këtu ishte edhe Angell Zafirofski, i njohur si Bate Gele, i cili vaujti dënimin me burg dhe asgjë nuk i ndodhi", tha në intervistën e tij për MKD.mk, drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat