Është miratuar projekti “Zhvillim rajonal dhe lokal” nga IPA 2 për sundim më efikas lokal

Maqedonia

Është miratuar projekti “Zhvillim rajonal dhe lokal” nga IPA 2 për sundim më efikas lokal

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:25
Suhejl Fazliu

Është miratuar projekti “Zhvillim rajonal dhe lokal” që financiarisht do të mbështetet dhe do të implementohet në kuadër të instrumentit IPA 2 të Bashkimit Evropian. Implementimi do të fillojë prej vitit 2020 ndërsa qëllimi është të rritet efektiviteti, efikasiteti dhe mbështetja publike e sundimit lokal. Këtë sot e theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu në mbledhjen konstituive të grupit sektorial të punës për zhvillim lokal dhe rajonal.

“Buxheti i përgjithshëm i projektit është planifikuar për 7.000.000 euro, prej të cilave 6.000.000 euro janë siguruar nga instrumenti IPA. Me projektin do të kryesojë  Delegacioni i BE-së në Shkup. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do ta koordinojë procesin përmes këtij grupi sektorial të punës për zhvillim lokal dhe rajonal, në të cilin anëtarë janë përfaqësues të ministrive kompetente, të komunitetit të donatorëve dhe atij ekspert, përfaqësues të sektorit qytetar dhe atij afarist. Me këtë projekt, vetëqeverisja lokale në politikat e eurointegrimit do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme”, tha Fazliu.

Ai shtoi se BE-ja gjatë dy viteve të kaluara drejtpërdrejtë e mbështetë zhvillimin e komunave dhe përforcimin e kapaciteteve të tyre përmes projektit “Përmirësimi i menaxhimit komunal” në vlerë prej 2,3 milionë euro, që implementohet me mbështetje të UNDP-së.

Nikolla Bartolini, përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, theksoi se bëhet fjalë për IPA program që do t’i mbështesë dhe nxisë komunat ta kryejnë më mirë punën e tyre.

“Ne do të mundësojmë mjete financiare për projekte inovative që komunat do të mund  t’i implementojnë në partneritet me qytetet evropiane. Bëhet fjalë për projekte nga sfera e mjedisit jetësor, arsimit dhe efikasitetit energjetik. Me atë që konsiderojmë se mund të kihet si ide, ajo mund edhe të implementohet në suaza të këtij programi. Nëse punojmë të gjithë së bashku, deri në fund të vitit 2020 duhet të kemi projekt inovativ, qëllimi i të cilit do të jetë ta lehtësojë jetën e qytetarëve”, tha Bertolini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat