Regjistrohet viktima e 16 nga aksidenti në Llaskarcë, 19-vjeçarja ndërron jetë - Bota Sot
Regjistrohet viktima e 16 nga aksidenti në Llaskarcë, 19-vjeçarja ndërron jetë

Maqedonia

Regjistrohet viktima e 16 nga aksidenti në Llaskarcë, 19-vjeçarja ndërron jetë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:27
Foto: Aksidenti

Është regjistruar edhe viktima e 16 e aksidentit tragjik të 13 shkurtit në Llaskarcë. Bëhet fjalë për vajzën 19 vjeçare, e cila ishte në gjendje kritike që nga momenti kur ndodhi aksidenti, ndërsa për ta shpëtuar mjekët vendosën t’i amputojnë njërën këmbë, e cila nga dëmtimi i madh, i rrezikonte atëherë jetën.

Megjithatë, edhe pas amputimit të këmbës, 19-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dhe sot ka ndërruar jetë.  Trupi i pajetë i 19-vjeçares sot është dërguar për autopsi, ndërsa familjes për varrim do t’i jepet gjatë ditës së nesërme.

Të gjithë viktimat e aksidentit tragjik nga muaji i kaluar ishin nga territori i Gostivarit dhe shumica prej tyre ishin të rinj. Të gjithë viktimat punonin ose studionin në Shkup dhe natën e 13 shkurtit ktheheshin për në Gostivar në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, hetimi mbi aksidentin tragjik përfundoi para disa ditësh, prej ku disa persona përfunduan në paraburgim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...