Platforma e organizatave qytetare të Maqedonisë kërkojnë që të marrinë pjesë në përgatitjet e ligjit për PSP-në

Maqedonia

Platforma e organizatave qytetare të Maqedonisë kërkojnë që të marrinë pjesë në përgatitjet e ligjit për PSP-në

Më: 20 mars 2019 Në ora: 15:40
Prokuroria Publike

Transparencë në procesin e miratimit të ligjit për Prokurorinë Publike, sot kanë kërkuar nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsioni, të cilët theksojnë se miratimi i këtij ligji duhet të forcojë përgjegjësinë institucionale të praktikave korruptive.

“Me atë se organizatat qytetare nuk kanë qenë të kyçura në punën e grupeve punuese gjatë përgatitjes së propozim ligjit për prokurori publike, kërkojmë që Qeveria ta tërheq propozim ligjin dhe i njëjti të mos dorëzohet në Kuvend.

Gjithashtu nëse me propozim ligjin bashkohet PSP me Prokurorinë Publike, dhe me këtë rrezikohet mandati i prokurores Katica Janeva, kërkojmë që procedura për zgjedhjen e njeriut të parë të PSP-së duhet të mundësojë që përsëri të zgjidhet Janeva, të zbatohet në mënyrë transparente e cila do të mundësoj të ndiqet edhe nga qytetarët e interesuar nëpërmes mediave elektronike”, thonë nga Platforma në të cilën janë të kyçur 16 organizata.

Në rast se propozim ligji dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ata kërkojnë që kryetari i grupeve punuese të organizojë debat publik nëpërmjet trupit amë ose të zbatojë debat publik në kuadër të komisionit amë në Kuvend në të cilën do të ftohen edhe përfaqësuesit e Platformës dhe persona tjerë të interesuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat