Mbrojtja Sociale, përplasje mes deputetëve

Maqedonia

Mbrojtja Sociale, përplasje mes deputetëve

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:32
Debati publik për propozim-ligjin për Mbrojtje Sociale

Debati publik për propozim-ligjin për Mbrojtje Sociale u shndërrua në përplasje politike mes pushtetit dhe opozitës. Ndonëse ishin ftuar dhjetëra organizata dhe individ për t’i adresuar ankesat e tyre ndaj propozimit, subjektet politike lan pak hapësirë për ta. Debatin e ashpër e filloi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Careska e cila akuzoi Qeverinë e kaluar për politika të dështuara sociale.

"Të gjitha politikat e të kaluarës janë krijuar me qëllim që ta rrisin pabarazinë, të transferonin mjete financiare tek më të pasurit. Për këtë arsye sot kemi numrin mbi 400 mijë të qytetarëve të cilët jetojnë në varfëri. Kishim ministra që ishin frikuar nga fushata për luftë kundër varfërisë, duke gënjyer veten se statistikat janë më të vogla se sa paraqiten”, tha Mila Careska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë dhe Politikë Sociale këshilloi ministren Careska që ndihmën sociale ta rrisë me paratë nga Fondi për Inovacion.

"Do të ju kisha lutur, nëse vërtet dëshironi që ky Kuvend të jetë më i përshtatshëm për personat me handikap, 300 mijë eurot nga Fondi për Inovacion që i keni ndarë për miqtë tuaj ndani për përmirësimin e kushteve në këtë sallë”, pohoi Vllatko Gjorçev, kryetar i Komisionit për Punë dhe Politik Sociale.

Deputetja Daniella Rangellova hodhi poshtë akuzat se Kuvendi nuk ka vullnet për një ligj të tillë për mbrojtje sociale.

"Askush nuk ka tha se jemi kundër këtij ligji sepse si fillim duam t’i dëgjojmë organizatat qytetare. Mos paragjykoni se dikush dëshiron ta bllokojë ligjin. Do t’ju lutem që të mos mbledhim këtu pikë politike. Nëse ligji është i mirë, ta mbështesim, por nëse ka lëshime dhe ka vërejtje nga palët, duhet ta përmirësojmë”, theksoi Daniella Rangellova, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Pas akuzave dhe kundër akuzave, disa pjesëmarrës në shenjë revolte u larguan nga salla. Polemikat vazhduan disa minuta.

Deputetët shqiptarë nuk u kyçën në debat, ndërsa ata të opozitës praktikuan gjuhën e shenjave. Vërejtjet e personave me handikap ishin kryesisht ndaj obligimeve të parapara ligjore të cilat përcaktojmë që vetëm personat në lidhje gjaku të kujdesen për ta. Në kuadër të reformës sociale në Kuvend është dorëzuar edhe propozim-ligji për mbrojtjen e fëmijëve dhe pensioni social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat