Mickoski në takime me eurodeputetët në Bruksel, flet për gjendjen në Maqedoni

Maqedonia

Mickoski në takime me eurodeputetët në Bruksel, flet për gjendjen në Maqedoni

Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:02
Hristijan Mickoski dhe Gordana Siljanovska Davkova

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me delegacionin e VMRO-DPMNE-së dhe kandidaten për kryetare të shtetit mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova sot kishin takime me eurodeputetët në Bruksel.

Sipas kumtesës së partisë, Mickoski në takim me bashkëbiseduesit ka veçuar gjendjen e keqe ku gjendet Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj, për shkak të politikave të këqija që i zbaton pushteti aktual.

“Biseduam për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për trysninë politike, për gjendjen e keqe ekonomike, biseduam për mungesën e reformave, tregtinë me të drejtën dhe drejtësinë, trysnin që e bën pushteti i LSDM në Republikën e Maqedonisë, kështu që praktikisht biseduam për të gjitha ndodhitë negative”, tha Mickoski.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që Republika e Maqedonisë më në fund të marrë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në.

Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, Mickoski ka theksuar nevojën që Maqedonia më në fund të marrë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në për shkak se kjo paraqet përfitim për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Mickoski tha se do të takohet me kryetarin e EPP-së Dohl dhe me kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme pranë Kuvendit Evropian dhe nënkryetarin e EPP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat