Todorov: OBRM-PDUKM edhe 80 deputetë të ketë, nuk do ta anulojë marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Todorov: OBRM-PDUKM edhe 80 deputetë të ketë, nuk do ta anulojë marrëveshjen e Prespës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 23:50
Nikolla Todorov

Ish ministri nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Todorov në intervistën e sotme për 1TV tha se OBRM-PDUKM duhet të të ketë qasje të ndryshme për marrëveshjen e Prespës.

“Unë nuk jam hidhëruar me Mickoskit dhe vendimin për të më përjashtuar më befasoi, duke marrë parasysh se unë kisha qëndrim për referendumin në kuadër të qëndrimit të partisë, secili veproi me bindjen e dij”, tha Todorov.

Ai shton se e gjithë bota uroi marrëveshjen e Prespës, madje edhe Rusia dhe nëse, siç tha Todorov, pretendon të bëhesh kryeministër, ata punë duhet t’i kuptosh.

“Nëse si parti keni zgjidhur se jeni kundër marrëveshjes, atëherë para bashkësisë ndërkombëtare duhet në mënyrë të guximshme të thoni se kur do të hyni në pushtet, do ta anulojmë marrëveshjen. Ose nëse e dini se marrëveshja është punë e mbaruar, atëherë duhet me guxim t’u thoni qytetarëve se kjo është kështu”, tha Todorov duke shtuar se OBRM-PDUKM edhe po t’i ketë 80 deputetë nuk do ta anulojë marrëveshjen e Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat