VMRO-DPMNE: Pendarovski njëjtë si Zaevi hesht për të gjitha krimet

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pendarovski njëjtë si Zaevi hesht për të gjitha krimet

Më: 21 mars 2019 Në ora: 10:55
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “Stevo Pendarovski është i njëjti sikur Zaevi për premtimet e rreme për shitjen e mercedesit të blinduar. Partia e tij premtonte automjete për ndihmën e shpejtë që do të furnizohen nga shitja e mercedesit, ndërsa tani në të voziten mysafirët e lartë të Maqedonisë dhe marrin automjete të vjetra për bujqësi”.

“Pendarovski njëjtë sikur Zaevi hesht për papunësinë e të rinjve, ndërsa në fushatën e kaluar premtonin ulje të papunësisë së të rinjve dhe përmirësim të standardit te të rinjtë. Në vend të standardit më të mirë, sollën varfëri. Banka Botërore vërtetoi se për në vitin 2018, papunësia e të rinjve është 47.6% që është më e madhja në Ballkan dhe kjo na bën më keq se Kosova, ndërsa 140.000 qytetarë që kur LSDM është në pushtet jetojnë nën pragun e varfërisë. Pendarovski sikur Zaevi hesht për falsifikimin e referendumit dhe për mos veprimin e institucioneve që i injorojnë paditë penale dhe dëshmitë për mbushjen e kutive, dhe keqpërdorimin e 50.000 votave”, thuhet në njoftimin e partisë.

VMRO-DPMNE thekson se Pendarovski hesht sikur Zaevi për atë se çfarë gjuhe flasin maqedonasit në Greqi dhe në këtë mënyrë jep mbështetje për heqjen dorë nga maqedonasit në Greqi dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje si maqedonas.

“Pendarvoski sikur Zaevi hesht për krimet në 4 sy, për tenderët e kurdisur dhe grandet nga pushteti dhe për nepotizmin i cili që kur është LSDM në pushtet është kancer që hap metastazën në shoqëri. Përndjekja politike në shtet dhe proceset e montuara politike janë regjistruara në Zaev dhe nga Pendarovski”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Në fund të kumtesës, thonë se Maqedonisë nuk i duhet një, siç thonë ata, Zoran Zaev i ri dhe se shtetit i duhet kryetar që do të punojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat