Jovanoviq: Në Maqedoni mbizotëron arsyeja politike e cila bashkon popullin

Maqedonia

Jovanoviq: Në Maqedoni mbizotëron arsyeja politike e cila bashkon popullin

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:35
Çedomir Jovanoviq

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq në intervistë për “Otvoreno Studio” tha se në Maqedoni mbizotëron arsyeja politike e cila bashkon popullin.

“Keni mundësi që në Maqedoni të bëni një shtet ashtu si duhet të jetë. Keni qenë të bllokuar 27 vjet, ju keni fituar një mundësi”, tha Jovanoviq.

Ai tha se kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras i ka dëbuar ambasadorët rus sepse ato kanë dashur që ta minojnë dhe ta rrëzojnë marrëveshjen e Prespës. Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Seregei Lavrov ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që ta shfuqizojë vendimin.

Në lidhje me atë që po ndodh në Serbi, me protestat e opozitës, Jovanoviq tha se ka disa faktorë që ndikojnë në protesta dhe se ato e sulmojnë Vuçiqin për bisedimet me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat