Ministria për Sistem Politik hynë në procedurë kuvendore

Maqedonia

Ministria për Sistem Politik hynë në procedurë kuvendore

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:03
Qeveria

Miratimi i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve në mes Bashkësive, e cila do të zëvendësoj sekretariSekretariatin për marrëveshjen e kornizë, hyri në procedurë kuvendore.

Formimi i saj do të rregullohet me propozimin për ndryshimin e Ligjit për organizim dhe organeve të punës së administratës shtetërore dhe Ligjit për Qeverinë.

Me këto vendime ligjore do të rregullohen kompetencat dhe të organeve tjera, ndërsa resori i ri një pjesë të kompetencave do të merr edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe nga Ministria e Kulturës.

Parashihet që kryeministri në afat prej tre muajve, nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit të ri, të zgjedhë ministrin i cili do të udhëheq dhe një zëvendës të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat