Sa do të kushtojnë votat e diasporës për Maqedoninë? - Bota Sot
Sa do të kushtojnë votat e diasporës për Maqedoninë?

Maqedonia

Sa do të kushtojnë votat e diasporës për Maqedoninë?

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:16
Zgjedhjet

Vërehet ulje e madhe e diasporës në këto zgjedhjet presidenciale, kështu që numri përfundimtar i shtetasve që do të kenë të drejtën e votimit në përfaqësitë diplomatike konsullore është 1.7182 persona, apo as 0.1% i trupit votues, duke marrë parasysh se Lista Zgjedhore numëron 1.8 milion votues.

Para 20 prillit në diasporë duhet të shkojnë 256 anëtarë dhe zëvendësanëtarë të Këshillave Zgjedhor, si dhe përfaqësues të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe Lëvizjes Besa, përkatësisht partitë më të mëdha opozitare dhe ato në pushtet.

Përveç tyre, në proces do të marrin pjesë edhe nga dy të punësuar nga përfaqësitë diplomatike konsullore. Duke marrë parasysh se votimi është në dy rrethe, vlerësimet janë se zgjedhjet jashtë shtetit do të kushtojnë nga 350.000 deri në 500.000 euro.

Vendosja e votimit të diasporës për herë të parë u realizua në zgjedhjet kuvendare në vitin 2011, dhe ka ulje të vazhdueshme të votës së diasporës.Në referendumin për emrin kanë votuar gjithsej 2.694 votues në 33 përfaqësi diplomatike konsullore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...