Largohen nga trafiku 30 automjete të transportit publik, banorët drejtojnë makinat pa frena! - Bota Sot
Largohen nga trafiku 30 automjete të transportit publik, banorët drejtojnë makinat pa frena!

Maqedonia

Largohen nga trafiku 30 automjete të transportit publik, banorët drejtojnë makinat pa frena!

Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:46
Policia

Ditë më parë në regjionin e Pollogut janë larguar nga trafiku 30 automjete që kryejnë transportin publik, si pasojë e problemeve me sistemin e frenimit, edhe atë, 16 në Tetovë dhe 9 në Gostivar.

Në këtë kontroll në Tetovë dhe Gostivar, sipas Sektorit të punëve të brendshme të Tetovës, janë përfshirë gjithsej 128 automjete që bëjnë transport publik. Për gjashtë vozitës, janë shqiptuar dënime për sistem jo të rregullt të makinës në Gostivar dhe një vozitës është dënuar shkaku i mos plotësimit të pajisjeve për kryerjen e këtij shërbimi, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Sipas policisë, urdhër pagesa janë lëshuar për gjithsej 37 vozitës apo pjesëmarrës në trafik, edhe atë 16 në Tetovë dhe 21 në Gostivar, si dhe është kërkuar ngritje e procedurës për shkelje në komunikacion, për të cilat, vlera e dënimit fillon nga 120 deri në 2000 euro në kundërvlerë denari, varësisht nëse janë për person fizik apo person juridik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...