Protestë për lirimin e Abdulfeta Alimit - Bota Sot
Protestë për lirimin e Abdulfeta Alimit

Maqedonia

Protestë për lirimin e Abdulfeta Alimit

Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:52

Burim Alimi, djali i të dënuarit për rastin e 27 prillit Abdulfeta Alimi ka ndërmarrë iniciativë për të organizuar një protestë gjatë ditës së nesërme përmes së cilës do të shprehin pakënaqësinë e tyre kundër vendimit të Gjykatës, me ç’rastë Abdulfeta Alimit iu shqiptua dënim prej 7 vjet heqje lirie.

Protesta do të filloj në orën 14:00, pika e grumbullimit të protestuesve do të jetë Sheshi Skënderbeu, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejtë gjykatës.

“Ne vlerësojmë se babi imë është viktimë e një rasti të montuar politikë”, deklaroi Burim Alimi,  djali i Abdulfeta Alimit.

Familjarët e Alimit në këtë shohin rast të montuar politikë.  Djali i Feta Alimit, Burim Alimi pa mos përmendur emra konkret të personaliteteve e as të subjekteve politike u shpreh se ka marrë shumë telefonata dhe pret mbështetje të gjerë për protestën e nesërme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...