ASH distancohet nga lajmi për përkrahjen e kandidatit maqedonas - Bota Sot
ASH distancohet nga lajmi për përkrahjen e kandidatit maqedonas

Maqedonia

ASH distancohet nga lajmi për përkrahjen e kandidatit maqedonas

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:15
Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate është distancuar nga lajmet që qarkullojnë në opinion, ku thuhet se ky subjekt politkë do të përkrah kandidatin e opozitës maqedonase në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet këtij reagimi, distancohet nga çdo lajmë i rremë dhe shpifje që i adresohet subjektit tonë, kinse do të përkrah kandidat maqedonas në raundin e dytë. Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk ka bërë partneritet zgjedhor me asnjë subjekt maqedonas, as që do ta bëjë një gjë të tillë në asnjë moment nëse e njëjta nuk është në shërbim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve, në harmoni me platformën politike te ASH dhe në transparencë të plotë me shqiptarët dhe opinionin e gjerë. Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka punuar dhe do të punojë në drejtim të avancimit të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet mes tjerash në komunikatën  e Aleancës për Shqiptarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...