“Evidentohen mbi 300 deponi të egra në Maqedoni”

Maqedonia

“Evidentohen mbi 300 deponi të egra në Maqedoni”

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:23
Deponi

Gjatë 10 ditëve të kaluara, në kuadër të aksionit për shpalljen e deponive dhe mbeturinave për trashëgimi kulturore autotenike, Qendra për arte bashkëkohore vizitoi mbi 200 deponi të egra në të gjithë Maqedoninë.

Sipas të dhënave që ka hasur kjo Qendër, në territorin e shtetit ka mbi 300 deponi të egra.

Sipas tyre, më shumë deponi të egra janë rajoni i Pollogut, i Shkupit dhe i Kumanovës. Interesante është fakti se mbeturina më e madhe është mbi 30 kilometra.

Në kuadër të këtij aksioni që ka për qëllim mbështetjen e nismave që luftojnë kundër mbeturinave u etiketuan deponi në rajonin e Pollogut, Shkupit, dhe rajoneve tjera në Maqedoni.

Aksioni është pjesë e projektit “Bashkësi kreative të Qendrës së arteve bashkëkohore, mbështetur nga USAID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat