Shilegov: Këtë verë do të mbillen mbi 1.200 drunj në të gjithë komunat e Shkupit

Maqedonia

Shilegov: Këtë verë do të mbillen mbi 1.200 drunj në të gjithë komunat e Shkupit

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:34
Mbjellja e drunjëve

Në ditën e parë të pranverës ekipet e NP “Parqet dhe gjelbërimet” në mënyrë simbolike kanë mbjell 10 mijë fidanë dekorative dhe 1.200 lule, deklarojnë nga komuna e Gjorçe Petrov.

Në aksionin për mbjelljen e drunjëve mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, drejtori i NP “Parqet dhe Gjelbërime”, Aleksandar Naumovski.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se këtë pranverë është paraparë që të mbjellën mbi 1.200 drunj në të gjitha komunat e Shkupit.

Ai tha se mbjellja e pemëve është prioritet i Bashkisë së Shkupit dhe se me kthimin e gjelbërimit në qytet përmirësohet mjedisi jetësor dhe cilësia e ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat