Gjykata e Shtipit merr vendim për dëmshpërblimin prej 300.000 eurove për fëmijën që u vaksinua në kohën kur merrte terapi

Maqedonia

Gjykata e Shtipit merr vendim për dëmshpërblimin prej 300.000 eurove për fëmijën që u vaksinua në kohën kur merrte terapi

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:46
Gjykata

Siç njoftojnë nga “SDK.MK“, Gjykata Themelore në Shtip ka marrë vendim që familja nga Probishtipi të dëmshpërblehet me rreth 300.000 euro për shkak se vajza e tyre është shëruar në mënyrë të gabuar dhe ka pranuar vaksina gjatë kohës kur ka qenë në terapi antibiotike dhe që ka zgjatur rreth tetë muaj.

Gjyqtarja Meri Giçeva, gjatë fundit të vitit të kaluar, pas vërtetimin të fakteve dhe raporteve mjekësore ka pranuar padinë e paditësve I.P dhe J.P, përkatësisht prindër të 10 vjeçares dhe ka obliguar Entin Shëndetësor Publik “Nada Mihajllova” nga Probishtipi të dëmshpërblejë 19 milion denarë, ndërsa kërkesa e plotë e prindërve për bijën e tyre ka qenë 469 milion denarë.

Në arsyetimin e vendimit qëndron se nga gushti i vitit 2010, vajza ishte e ekspozuar nga një serë antuibiotikësh, dhe secilën muaj ka pasur antibiotikë të ndryshëm dhe në të njëjtën kohë ka marrë edhe vaksina MRP dhe HIB. Në fund të muajit shkurt  të vitit 2011 për shkak të infeksioni akut të frymëmarrjes, vajza mori antibiotik Pancef.

Përderisa ka marrë këtë antibiotik, nga marsi i vitit 2011 vajza ka marrë edhe vaksinën DTP . Megjithatë, sipas aktgjykimit, në ditën e marrjes së vaksinës nga mjeku i punësuar në “Nada Mihajllova” nuk u krye kontroll i vajzës në librezën e saj shëndetësore.

Pas marrjes së vaksinës, fëmijës u është vazhduar terapia edhe për një muaj. Më 5 prill të vitit 2011 për shkak të temperaturës i kanë dhënë injeksion urbazon ku nga prilli dhe maji prindërit kanë vërejtur ndryshime te sjellja e fëmijës.

Kryetari i Gjykatës Themelore Shtip, Emil Pillatov thotë se kuy vendim nuk është përfundimtar për shkak se procedura ende vazhdon. Ankesa kanë paraqitur edhe Enti Shëndetësor “Nada Mihajllova” por edhe paditësit janë të pakënaqur nga lartësia e kompensimit. Pas pagesës së taksave gjyqësore lënda do të çohet në Gjykatën e Apelit ku do të merret vendim përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat