45 vjet burg për ish ushtarët e ISIS-it nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

45 vjet burg për ish ushtarët e ISIS-it nga Maqedonia e Veriut

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me 6 vjet burg, gjashtë shtetasit maqedonas të cilët ishin pjesë e formacioneve ushtarake të ISIS-it, ndërsa njëri prej të akuzuarve u dënua me dënim prej 9 viteve burg, pasi që mbi të rëndon edhe vepra “organizatë terroriste”.

Bëhet fjalë për Elmedin Osmanin, Ahmed Xhengis, Orhan Zhupanin, Bunjamin Feto, Safet Ramadanin, Ibrahim Shabanin dhe Almir Mirtovskin të cilët seancën e kaluar kishin pranuar akuzën për “Pjesëmarrje në ushtri të huaj, formacionet paraushtarake ose parapolicore dhe organizata terroriste”, përcjell alsat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat