Aksidenti në Llaskarcë, Filipçe: Një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedonia

Aksidenti në Llaskarcë, Filipçe: Një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:15
Minisri Venko Filipçe në Top Tema

Pasi dje u regjistrua viktima e 16-të e aksidentit të autobusit në Llaskarcë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në emisionin “Top Tema” ka deklaruar se edhe një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në repartin për kujdes intenziv, në Klinikën Neurokirurgjike është edhe një pacient, i cili gradualisht shkon duke u bërë më mirë”, tha Filipçe.

Në lidhje me viktimën e djeshme, vajzën 19-vjeçare, e cila që nga dita e aksidentit ka qenë në gjendje të rëndë, ministri Filipçe tha se janë bërë të gjitha përpjekjet që e njëjta të shpëtojë.

“Janë bërë përpjekje të mëdha, të gjithë ishin të angazhuar, por ndonjëherë, edhe pse bëhet të gjitha, nuk arritëm ta shpëtojmë vajzën”, tha Filipçe.

Përndryshe, aksidentit që ndodhi më 13 shkurt të 2019-s në fshatin Llaskarcë, erdhi si pasojë e rrokullisjes së autobusit të ndërmarrjes “Durmo Turs”. Hetimi i Prokurorisë Themelore Publike tregoi se shkak i aksidentit kanë qenë mosfunskionimi i frerëve dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h.

Gjashtë persona akuzohen për veprën penale “Vepra të rëna kundër sigurisë dhe personave në komunikacion”, ndërkaq personi i shtatë është i akuzuar për “Kryerje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme”, pasi që ka dhënë leje se takometri (pajisje për matjen e shpejtësisë së autobusit) ka qenë në rregull, pa i bërë paraprakisht kontrollet dhe kundër tij është hapur procedurë hetimore për shkak të natyrës së veprës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat