1573 të prekur nga gripi, shtatë raste të vdekjes - Bota Sot
1573 të prekur nga gripi, shtatë raste të vdekjes

Maqedonia

1573 të prekur nga gripi, shtatë raste të vdekjes

Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Gjatë javës së kaluar (11-17 mars) janë regjistruar shtatë raste të vdekjes nga komplikimet e gripit, dy nga të cilët me datë të vdekjes në dy javët paraprake. Bëhet fjalë për tre persona nga Shkupi, dy nga Kërçova dhe nga një person nga Resnja dhe Vallandova.

Mosha e viktimave lëviz prej 37-82 vjeç. Tek pesë persona është konfirmuar sëmundje paraprake kronike, gjegjësisht ekzistimi i ko-morbiditet. Tek 43 përqind e viktimave është konfirmuar A(H1pdm) virusi i gripit.

Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, gjatë javës së kaluar në shtet janë paraqitur 1.573 të sëmurë me grip, që është për 35.2 për qind ulje në krahasim me javën para saj kur u regjistruan 2.429 të sëmurë.

Numri i personave të paraqitur këtë javë është më i madh për 20,6 për qind në krahasim me javën e 11-të të sezonit të kaluar.

Këtë javë, në laboratorin për viruse të ISHP lanë arritur 84 materiale për testim të gripit, nga të cilat 39 (46,4 për qind) pozitive për praninë e virusit të gripit – 31 influenza A(N1) pdm, dy influenza A(N3) dhe gjashtë influenza A. Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, janë vaksinuar 19.992 persona me vaksina falas kundër gripit sezonal (persona më të moshuar se 65 vjeç me pension mesatare, nën mesatare ose pa të ardhura), gjegjësisht 71.4 për qind nga numri i përgjithshëm i vaksinave të furnizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...