ASHAM-i ndërron emrin, por jo siglën - Bota Sot
ASHAM-i ndërron emrin, por jo siglën

Maqedonia

ASHAM-i ndërron emrin, por jo siglën

Më: 22 mars 2019 Në ora: 07:27
ASHAM

Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase ka ndërruar emrin në Akademia e shkencave dhe Artit të Republikës së Maqedonisë së Veriut- ASHAM. Kështu sot në seancë konsultative vendosën anëtarët e institucionit më të lartë shkencor në vend. Sipas kryetarit të ASHAM, kjo ka qenë zgjidhje kompromisi dhe vlerëson se ASHAM e ka mbajtur autonominë e saj duke vendosur në mënyrë të pavarur për emrin e ri.

Ne gjashtë muaj luftojmë për atë akronim, që të mbetet shkurtesa ASHAM. Dua posaçërisht t’ju them se kjo nuk ka vetëm rëndësi formale, kjo ka rëndësi esenciale, pasi megjithatë, termi ASHAM, maqedonase, nga njëra anë tregon për çështje identitare në Maqedoni, dhe nga ana tjetër kjo na relakson dhe na mundëson të mos e ndryshojmë faqen e internetit- deklaroi Taki Fiti, kryetari ASHAM-it.

Ky është rekomandim i ASHAM, por vendimin duhet ta marr Qeveria. Një pjesë e akademikëve kanë shprehur mospajtim për shkak të ndryshimit të emrit të këtij institucioni. Megjithatë, duke u thirrur në Kushtetutë dhe obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, shumica, gjegjësisht 24 akademikë kanë votuar “Pro” ndërsa vetëm katër “Kundër”.

Në nenin 1 t Marrëveshjes qartë thuhet se pala e dytë, ka për qëllim Republikën e Maqedonisë, e pranon emrin Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se obligohet t’i ndryshojë emrat e organeve shtetërore dhe trupat e institucioneve publike të formuara me ligj dhe të financuara nga buxheti. Pra, kjo përjashton mundësinë e mos ndërrimit të emrit- theksoi ai.

Pas firmosjes së Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit kushtetues, vendi filloi procedurën për ndërrimin e emrave të mbi 130 institucioneve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...