Nëntë aksidente dje në Shkup, pesë persona të lënduar

Maqedonia

Nëntë aksidente dje në Shkup, pesë persona të lënduar

Më: 22 mars 2019 Në ora: 09:20
Foto Ilustrim

Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre nga gjithsej nëntë aksidente në komunikacion, që kanë ndodhur dje në rrethinën e Shkupit. Në gjashtë aksidentet janë shënuar dëme materiale.

Policia, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga komunikacioni ka ç’kyçur 45 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes, 24 pa patentë shoferi dhe tre fillestarë.

Janë sanksionuar edhe tre shoferë për shkak se automjetet e tyre nuk kanë qenë teknikisht në rregull, janë sanksionuar edhe 21 shoferë për shkak se veturat e tyre kanë qenë të paregjistruar dhe 144 për shkak se kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e “merimangës” janë larguar 82 vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat