Osmani: Përfitimin nga zbatimi i IPA 2 qytetarët do ta ndjejnë në mënyrë të drejtpërdrejt - Bota Sot
Osmani: Përfitimin nga zbatimi i IPA 2 qytetarët do ta ndjejnë në mënyrë të drejtpërdrejt

Maqedonia

Osmani: Përfitimin nga zbatimi i IPA 2 qytetarët do ta ndjejnë në mënyrë të drejtpërdrejt

Më: 22 mars 2019 Në ora: 11:25
Bujar Osmani dhe Dejvid Kulen

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinatori Nacional për IPA,  Bujar Osmani, kryesoi me Komitetin e katërt monitorues së bashku me Dejvid Kulen nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore (DG NEAR), në të cilën pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut.

“Zbatimi i IPA-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet me një dinamikë, që është e rëndësisë së veçantë duke e pasur parasysh edhe ndjeshmërinë e periudhës për integrimet tona evropiane. Edhe pse po ballafaqohemi me sfida të caktuara, tani më e mbyllëm programin IPA 1 dhe mund ti përkushtohemi në përgjithësi miratimit të IPA 2. Kemi programe ambicioze realizimi i të cilëve dukshëm di të ndikojnë në përmirësimin e standardit të qytetarëve, por do të ketë edhe rëndësi të veçantë në afrimin e institucioneve, dhe në përgjithësi në vend drejt standardeve të BE-së”, theksoi zëvendëskryeministri Osmani.

Në vazhdim të mbledhjes u shqyrtuan edhe statuset e implementimit të IPA 1 dhe 2, si dhe të gjitha revizionet e porositura nga ana e DG NEAR, të përditësuara në mënyrë të përshtatshme nga ana e institucioneve nacionale dhe u konstatuan informacionet në vijim: programimi i IPA 2 pothuajse tërësisht (96%) e përfunduar; një e pesta e tyre ose 23% nga programet janë lidhur marrëveshje; dhe për pjesë të caktuar, apo për 12% nga marrëveshjet e lidhura, tani më janë kryer edhe pagesat për kontraktuesit.

Komiteti Monitorues paraqet formë më të lartë të bashkëpunimit me shërbimet e Bashkimit Evropian, qëllimi i të cilit është të shqyrtohet efektiviteti, efikasiteti, cilësia, koherenca, koordinimi dhe pajtueshmëria në përgjithësi në zbatimin e aktiviteteve në kuadër të IPA-s dhe përmbushja e qëllimeve të tyre, si dhe shkëmbim i informacioneve dhe përputhshmëri të aktiviteteve që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme.

Para fillimit të mbledhjes për Komitetin Monitorues për IPA, zëvendëskryeministri Osmani kishte takim të veçantë me përfaqësuesin e Drejtorisë për Zgjerim (DG NEAR) Dejvid Kulen, ku diskutuan për reformat e zbatuara në kuadër të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...