Pavlopoulos: Greqia mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por të plotësohen parakushtet

Maqedonia

Pavlopoulos: Greqia mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por të plotësohen parakushtet

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:18
Prokopis Pavlopoulos

Greqia e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por duhet tërësisht që të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe zbatim i drejtë i marrëveshjes së Prespës, në të kundërtën do të bllokohet rruga e saj evropiane, tha sot presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

“Ajo që ka të bëjë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne e respektojmë perspektivën e saj evropiane. Por, parakusht për këtë perspektivë, nga ana e saj është që të respektoj tërësisht legjislaturën evropiane, me këtë të drejtën ndërkombëtare në përgjithësi, ndërsa para se gjithash marrëveshjen e Prespës, e cila duhet të interpretohet dhe të zbatohet sipas përmbajtjes dhe shpirtit të saj, në mënyrën që nuk do të lë shenjë për irredentizëm. Sipas asaj, çdo taktizim të kundër, nënkupton, se do të bllokohet përparimi i integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan Pavlopoulos.

Presidenti grek tha se Greqia është faktor i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan dhe rajonit më të gjerë të Mesdheut juglindor, dhe plotësisht dhe praktikisht respekton të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare “dhe përpiqet për miqësi dhe bashkëpunim me të gjithë fqinjët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat