Ardhmëria e PSP-së, zhvillohet takimi për tejkalimin e dallimeve

Maqedonia

Ardhmëria e PSP-së, zhvillohet takimi për tejkalimin e dallimeve

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:48
Ministria e Drejtësisë

Pasi dje grupi punues i partisë VMRO-DPMNE-së i publikoi qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike, sot të njëjtat do t’ia prezantojë dhe shtjellojë grupit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

Takimi i grupeve të punës ka nisur në Ministrinë e Drejtësisë.

Kërkesat e Opozitës në detaje janë si vijojnë më poshtë:

  • Të zgjidhet prokuror publik, me propozim të opozitës.
  • PSP t’i mbarojë lëndët gjyqësore të dorëzuara deri më 30.06.2017 dhe të ndalojë ta kryejë funksionin, por edhe të formohet Komision Anketues në Kuvend, i cili do ta vlerësojë punën e PSP-së.
  • Të formohet sektor në kuadër të Prokurorisë për Krim të Organizuar me prokuror të ri special.
  • Kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me qëndrimet e pushtetit. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, dje në konferencë për shtyp ka theksuar se ekzistojnë dallime serioze mes Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së.

“Përfundimisht, për ne si Qeveri, propozim-Ligji është zgjidhja më përkatëse dhe vlerësojmë se duhet që të zbatohet pa zvarritje”, theksoi Boshnjakovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat